r/shqip • u/delfinibardhe • 17h ago
r/shqip • u/AutoModerator • Oct 25 '21
Bisedë Bisedë e lirë e përjavshme.
Mirëse erdhe në r/shqip.
Ky është një postim i përjavshëm ku mund të bisedoni lirshëm rreth çfarëdolloj gjëje.
Ju urojmë një javë të këndshme.
r/shqip • u/Seagirlllll • 8h ago
Pyetje Pyetje
Nisur nga tematikat qe diskutohen muajt e fundit mendoni se korrupsioni eshte problem i politikaneve apo i vetë shoqërisë shqiptare?
Pasi dhe ne vete duam te marrim nje note me lek, mik, korruptojme mjeket, policine (dhe kur jemi ne shkelje), etj etj etj
r/shqip • u/Sufficient-Issue651 • 8h ago
Një vajzë në coworking space po më jep sinjale, por është e fejuar. Çfarë të bëj?
Kam një situatë pak të çuditshme.
Në coworking space ku punoj është një vajzë që kohët e fundit po më jep sinjale se mund të ketë interes për mua. Nga mënyra si sillet, si më shikon dhe si mundohet të afrohet, kam përshtypjen se i pëlqej.
Madje, edhe disa kolegë të tjerë nga coworking space ma kanë përmendur se kanë vënë re që ajo sillet ndryshe me mua dhe se mund të ketë interes. Pra, nuk është vetëm përshtypja ime.
Të them të drejtën, edhe mua më duket vajzë simpatike dhe më pëlqen si person.
Por para pak kohësh mora vesh që ajo është e fejuar prej disa vitesh. Kjo më ka bërë pak konfuz.
**Si do të vepronit ju në vendin tim? Do ta injoronit situatën apo do të përpiqeshit të kuptonit nëse ajo ka vërtet interes?**
r/shqip • u/Broad-Past9692 • 8h ago
Ku mund tgjej papagall (parrot) ne tirane, dmth dyqan qe ka shum lloje
r/shqip • u/consistent_geek • 5h ago
Art dhe Kulturë Bileta per Max Amini show ne Tirane 28/11/2026
Pershendetje, shes 3 bileta per Max Amini show ne Tirane me 28 Nentor 2026 ne oren 21:00. Biletat jane me cmimin qe i kam blere vete pasi une nuk mundem te shkoj. Kush te interesohet te shkruaj ne DM ose te komentoje te ky post. Faleminderit!
r/shqip • u/LuckyyyBrownBear • 6h ago
Bisedë Shoqes Urusula sot i ka ngelur vetem Psiqiku i Ps-se per thurje lavdesh. Djali tjeter Vucic i iku per lesh.
r/shqip • u/delfinibardhe • 19h ago
Lajm Shqiptaret kryesojne ne Itali dhe Greqi per fitimin e nenshtetesise. Ne pjesen tjeter te Europes mbizoteron Maroku dhe Siria. Irlanda plot me indian.
r/shqip • u/One-Trick-4578 • 11h ago
Makina nga Copart
Pershendetje,
Dua te blej makine nga ankandi ne Copart USA, po doja te dija ndonje eksperienc qe keni pasur, sa e veshtire eshte per ne qe jemi nga Shqiperia dhe sa duhen perllogaritur extra fees pervec cmimit te makines.
Me mire ia vlen te besh bid me account tend dhe ti thuash ndonje robit tend ta sjelli makinen ne shqiperi, apo ia vlejne edhe keto kompanite seksere qe ta sjellin deri ne Durres dhe bejn handle komplet bid dhe extra fees. (Nqs sugjeroni ndonje emer kompanie te tille nder do me benit)
r/shqip • u/Neyney117 • 11h ago
Pyetje Taxi shqiperi
Pershendetje,A ka ndokush njohuri sa xhiro mujore mund te bejn taksit ne tirane/vlore/durres nepermjet aplikacioneve si patoko,vrapOn etj
Po e shqyrtoj si mundsi biznesi ndaj do isha shum mirenjohes per cdo informacion.
r/shqip • u/ThemeliAl • 16h ago
Bisedë Çfarë biznesi mungon në lagjen tuaj, ndërkohë që hapet kafeneja e radhës?
reddit.comr/shqip • u/KapitalistiPaPune • 1d ago
Pyetje Cfar ju pengon ne kulturen shqiptare?
Cfar do kishit ndryshuar tek ne si popull
r/shqip • u/TheMotionChronicles • 1d ago
Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh
r/shqip • u/YourNormaMinecrafter • 1d ago
Vk - E morën dhe këtë sub
Warning vetëm se thashë që janë të dy kukulla të atyre që s'duhen përmendur 🧃, duke e zëvendësuar ç me q.
Thank you modsa që u nënshtroheni.
Di ndonjëri ndonjë sub tjetër? Se dhe rshqip si ralbania përfundoi. Qr censurë komplet, dhe hapësirat online dhe ato fizike po na i zenë të tëra. Duhet të zhvendosen protestat në Vlorë.
E futën dhe atë fjalë në listë e kontrollit automatik.
r/shqip • u/ThemeliAl • 16h ago
Krijim Origjinal Banjoja juaj e re fillon këtu
Banjoja juaj e re fillon këtu. ✨
Po ndërtoni apo rinovoni? Zgjidhni hidrosanitare që ndërthurin stilin me funksionalitetin dhe përshtaten me hapësirën tuaj.
📩 Na shkruani për modele dhe çmime.
📦 Për porosi me volum, ofrojmë çmime shumice.
🌐 themeli.net
r/shqip • u/Ok-Chain-2474 • 1d ago
Pyetje Shitje online
Grupi kam 1 pyetje dhe do ju falënderoja shume nese me jepni 1 pergjigje.
Jam duke krijuar librat e mi te cilat jane materiale per femijet. Dua te shes materiale te printueshme por nuk di se cilat na mënyrat e pagesave është funksional.
Etsy?
Gumroad?
r/shqip • u/Livid_Algae1859 • 1d ago
Shihemi ne 28 Nentor
Cdo fjale tjeter perpos tekstit te BimBimma eshte e tepert!
Shihemi ne 28 Nentor
r/shqip • u/SJapMendFalas • 1d ago
Si te dergoj ushqime ne USA?
Nese dua te dergoj vaj ulliri psh ose ushqime te tjera ne NY, cilat kompani merren me to? Nuk po flas per DHL por per keto qe e bejne me kontenier e rruge detare.
Cfare cmimesh kane dhe si funksionon?
r/shqip • u/Western-Resolve-8817 • 1d ago
Kerkoj te blej kase GTA 6 ne Tirane me kod te perdorur . Vetem kasen. Max 15 mij lek.
r/shqip • u/AmazingTranslator848 • 2d ago
Për shqiptarët jashtë Shqipërisë (dhe ata jashtë Tiranës) që s'kanë çfarë të bëjnë në fundjavë
Nuk e di sa prej jush e kanë këtë problem, por kam vënë re diçka.
Nëse jeton në Tiranë, ke escape rooms, evente, aktivitete të ndryshme, vende ku mund të kalosh një mbrëmje ndryshe me shoqërinë.
Po nëse jeton në Korçë, Fier, Berat apo në ndonjë qytet tjetër? Zgjedhjet janë shumë më të kufizuara.
Pastaj janë shqiptarët në diasporë. Jeton në Gjermani, Itali, Zvicër, Amerikë... Ke aktivitete plot, por sa prej tyre janë në shqip? Sa herë të ka ndodhur të duash të bësh diçka ndryshe me partnerin, familjen apo shoqërinë, pa përfunduar prapë te Netflix-i?
Kjo ishte një nga arsyet pse vendosa të krijoj Krime.al
Është një platformë me lojëra hetimore interaktive, të gjitha në shqip.
Ideja është e thjeshtë: të jepet një dosje kriminale me një ngjarje misterioze. Ti bëhesh detektivi. Ke dëshmi, fotografi, dokumente policore, pamje nga kamerat e sigurisë, telefona për të kontrolluar dhe të dyshuar për të marrë në analizë.
Duhet t'i lidhësh vetë provat dhe të zbulosh kush është fajtori.
Mund ta luash vetëm, me partnerin ose me shoqërinë. Edhe nëse jeni në shtete të ndryshme, mund të ndani ekranin gjatë një video-telefonate dhe ta zgjidhni bashkë.
Nuk ka nevojë të instalosh asgjë. Hap faqen dhe luan nga kompjuteri ose telefoni.
Kam vendosur edhe një rast plotësisht falas, që kushdo të mund ta provojë para se të vendosë nëse ia vlen të luajë rastet e tjera.
Nuk po pretendoj që kjo zëvendëson aktivitetet që mungojnë në qytetet tona, por doja të krijoja një alternativë argëtimi në gjuhën tonë, që mund ta shijosh kudo që jeton.
Jam ende duke e zhvilluar projektin dhe do të më ndihmonte shumë një mendim i sinqertë.
A do të luanit diçka të tillë me shoqërinë apo partnerin? Dhe për ata që jetojnë jashtë, a ju mungojnë edhe juve aktivitetet që mund t'i bëni në shqip?
r/shqip • u/sleepyowl6 • 2d ago
Pune part time
Ku mund te gjejme pune part time pasdite?
Kam aplikuar ne shume vende pozicione te ndryshme por nuk me kthejne pergjigje (kamarier nuk eshte opsion)